E Martë, 3 Nëntor 2026

Ushtria izraelite vret një komandant ushtarak të Hamasit

IDF, ushtria izraelite, deklaroi se vrau komandantin ushtarak të Hamasit në Tulkarem, në Bregun Perëndimor, në një sulm ajror të shtunën në mëngjes, në një vrasje të synuar që goditi një automjet dhe vrau katër persona të tjerë.

Viktima kryesore është identifikuar si Sheikh Haitham Balidi, komandant i Tulkaremit të Brigadave Izzadin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Agjencia palestineze e lajmeve, Wafa raportoi një automjet të goditur nga ajri në Tulkarem me pesë të vdekur, pa zbuluar megjithatë identitetin e tij.

Sulmi u krye me një dron ushtarak izraelit, i cili goditi automjetin palestinez në rrugën midis Zeita dhe Attil, në verilindje të Tulkaremit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›