E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ushtria izraelite vret një zyrtar të lartë të Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi sonte se kishte vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit, Izz al-Din Qassab, i cili ishte përgjegjës për koordinimin me grupet e tjera në Rripin e Gazës.

Al-Qassab u vra nga një sulm ajror në Khan Yunis.

Organizata palestineze konfirmoi vdekjen e al-Qassab, duke theksuar se ai u vra së bashku me një zyrtar tjetër të Hamasit, Ayman Ayies, nga një sulm izraelit në makinën e tyre.

Burime pranë Hamasit i thanë Reuters se Kassab ishte një zyrtar lokal në Gaza, por jo anëtar i zyrës politike vendimmarrëse të organizatës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›