E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria siriane ka torturuar femije

Ushtria siriane dhe forcat e sigurisë kanë arrestuar dhe torturuar fëmijë gjatë vitit të shkuar, raportoi të premten një grup për të Drejtat e Njeriut, teksa i lutej OKB-së që të ndërmarrë masa.  

Raporti i Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut vjen ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po merr në konsideratë një një draft rezolutë ku synon të shtojë presionin mbi Sirinë që t’i japë fund shtypjes dhe dhunës ndaj protestuesve anti-qeveritare.  
   
Të paktën 31 persona u vranë në Siri ditën e premte, përfshirë tre fëmijë e tre ushtarë, sipas të dhënave të Komitetit Lokal Koordinues të Sirisë, një rrjet i aktivistëve opozitarë.
SiriaMasakër në Siri, mbi 200 të vrarë Siria, OKB dakord për rezolutën Rusia kërcënon sërish me veto për Sirinë
Këshilli i Sigurimit përfundoi një mbledhje të enjten në mbrëmje pa një marrëveshje mbi draftin.

Sidoqoftë, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, u tha reporterëve se është rënë dakord mbi draft rezolutën dhe ajo do t’u dërgohet qeverive që bëjnë pjesë në Këshillin e Sigurimit për konsultim, sipas agjenisë së lajmeve ruse “RIA Novosti”.                         
Siria
Masakër në Siri, mbi 200 të vrarë
Siria, OKB dakord për rezolutën
Rusia kërcënon sërish me veto për Sirinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›