E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtrimet fizike rregullojnë dëmtimet që shkakton alkooli

Sipas një studimi të Universitetit të Kolorados, palestra dhe ushtrimet aerobike ndihmojnë për të reduktuar dëmet neurologjike që ka shkaktuar alkooli në trurin e personave që e konsumojnë.

Përdorimi i tepërt i pijeve alkoolike shkakton dëme të mëdha neurologjike si dhe ndikon në plakjen e qelizave.

“Angazhimi në ushtrimin e rregullt aerobik ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe vetë-kontrollit”, tha studiuesi Hollis Karoli.

Gjithashtu ai shtoi se ‘konsumimi afatgjatë i alkoolit shkakton dëmtime nervore’.

Në studim morën pjesë 60 persona të cilët ju nënashtruan skanimeve për të parë nivelin e tyre të konsumimit të alkoolit.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›