Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i mori paratë, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31-vjeçar në Elbasan është ndaluar nga Policia këtë të shtunë.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash.
“Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv