E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ushtroi dhunë ndaj ish- bashkëshortes/ Vihet në pranga 29 vjeçari në Mirditë

Një 29 vjeçar ka rënë në pranga e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij e cila ka shkuar në spital për mjekim më të specializuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë  Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin R. U, 29 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij 39 vjeçare, e cila ka marrë mjekim në spital.”, njofton policia.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›