E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ushtronte prostitucion në shtëpinë e marrë me qira, kapet braziliania në Shkodër

Është arrestuar këtë të premte nga policia e Shkodrës në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi” një shtetase braziliane pasi ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rent house”, është arrestuar shtetasja D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›