Uzuni shkëlqen me dy gola, sulmuesi shqiptar protagonist në fitoren e Austin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni ka shkëlqyer me fanellën e Austin në kampionatin amerikan të futbollit.
Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonisti i skuadrës së tij në fitoren me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Sporting Kansas City, duke shënuar dy gola.
Uzuni shënoi golin e barazimit për Austin në minutën e 64-t, ndërsa në minutën e 86-të shënoi golin e fitores.
Me këto dy gola të shënuar 31-vjeçari nga Berati shkon në kuotën e 9 golave në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon në MLS.