V E N D I M PËR LICENSIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË “EPOKA””
V E N D I M
PËR
LICENSIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË “EPOKA””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Licencimin e institucionit privat të arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë “Epoka””, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. Ky institucion privat і arsimit të lartë do të organizohet në dy fakultete:
a) Fakulteti і Arkitekturës dhe Inxhinierisë, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë:
i. Arkitekturë (4 vite akademike)
ii. Inxhinieri ndërtimi (4 vite akademike);
iii. Inxhinieri kompjuterike (4 vite akademike)
b) Fakulteti і Shkencave Ekonomike dhe Administrative, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë:
i. Ekonomik (4 vite akademike)
ii. Financë/bankë (4 vite akademike);
iii. Administrim-biznes (4 vite akademike);
iv. Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare (4 vite akademike).
3. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë “Epoka””, do të ofrojë programet e studimeve të ciklit të parë, të cilat do të zgjasin 4 vite, dhe në mbarim të tyre do të lëshohet diploma “Bachlor”.
4. Ngarkohet institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë “Epoka””, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
5. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë “Epoka””, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat і arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij, për këtë qëllim.
- Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
- Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë “Epoka””, duhet t’і nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
- Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA