V E N D I M PËR CAKTIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NË KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NË KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.8894, datë 14.5.2002, “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin anëtarë, përfaqësues të Këshillit të Ministrave, në Këshillin Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, si më poshtë vijon:
· Znj. Arjana Çela ekonomiste;
· Z.Hasan Metuku jurist;
· Z. Xhentil Demiraj ekonimist.
2. Anëtarët e caktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e ushtrojnë funksionin deri në përfundim të afatit të veprimtarisë së Agjencisë së trajtimit të Kredive, sipas nenit 23, të ligjit nr.8894, datë 14.5.2002, të ndryshuar. Në çdo rast, ata nuk mund ta ushtrojnë këtë funksion për një mandat mbi 3 vjet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/04/2009