E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË DREJTËSISË TË OBJEKTIT “TOKË AR˔, NË PËRDORIM TË KOMUNËS CEPO, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË DREJTËSISË TË OBJEKTIT “TOKË ARË”, NË PËRDORIM TË KOMUNËS CEPO, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Objekti “Tokë arë”, me numër pasurie 38, 39, 40, 606 e 546, me sipërfaqe 77 901 (shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e një) m2 ,  në pronësi shtetërore, në përdorim të komunës Cepo, në fshatin Kardhiq, të qarkut të Gjirokastrës, në zonën kadastrale 2 091, indeksi 145-D, të kalojë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, për ndërtimin e mjediseve të paraburgimit dhe të burgut të Gjirokastrës.

2. Ky objekt, 6,08 (gjashtë presje zero tetë) ha, në zërin kadastral “Tokë bujqësore”, dhe 1,71 (një presje shtatëdhjetë e një) ha, në zërin kadastral “Tokë e pafrytshme” të hiqet nga regjistrat kadastralë të SAMT-së, të qarkut të Gjirokastrës.


3. Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›