V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lirimin nga detyra e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, pas përfundimit të mandatit, të:
zj. Orfea DHUCI, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë;
z. Leandro HAXHI, propozuar nga ministri i Financave;
z. Jorgji BOLLANO, propozuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar;
zj. Flutura KALEMI, propozuar nga Universiteti Bujqësor, Tiranë.
2. Emërimin në detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të:
z. Jorgji BOLLANO, propozuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (i rimandatuar);
zj. Flutura KALEMI, propozuar nga Universiteti Bujqësor, Tiranë (e rimandatuar);
z. Skënder UKU, propozuar nga ministri i Financave;
z. Selman LAMAJ, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA