V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA ISHËM, TË QARKUT TË DURRËSIT
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA ISHËM, TË QARKUT TË DURRËSIT
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Ishëm, të qarkut të Durrësit, që do t’i transferohen në pronësi kësaj njësie.
2. Lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 4 (katër) fletë, që përfundon me numrin rendor 128 (njëqind e njëzet e tetë), dhe lidhja 1 i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Ishëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA