V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN KELMEND, TË QARKUT TË SHKODRËS
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN KELMEND, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kelmend, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 250 (dyqind e pesëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 2 041 (dy mijë e dyzet e një).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit n¸ “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/08/2009