E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LUZ І VOGËL, TË QARKUT TË TIRANËS

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LUZ І VOGËL, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të  nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Luz і Vogël, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 427 (katërqind e njëzet e shtatë).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R І

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›