E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR (UK SHKODËR) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR PROJEKTIN “MBROJTJA E MJEDISIT TË LIQEN

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR (UK SHKODËR) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR PROJEKTIN “MBROJTJA E MJEDISIT TË LIQENIT TË SHKODRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër (Uk Shkodër), dhe KfW, Frankfurt am Main, për projektin “Mbrojtja e mjedisit të liqenit të Shkodrës”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›