V E N D I M PËR MIRATIMIN E MODELIT DHE TË SPECIFIKIMEVE TË DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT PËR TË HUAJT
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MODELIT DHE TË SPECIFIKIMEVE TË DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT PËR TË HUAJT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 94 e 30, pika 3, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.8432, datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Modeli dhe specifikimet e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit e huaj, të pasaportës për të huajt, dokumentit të udhëtimit për refugjatët dhe të kartës së identitetit për të huajt të jenë të njëjta me ato të dokumenteve të udhëtimit për shtetasit shqiptarë, të parashikuara në vendimin nr.541, datë 26.7.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të pasaportave dhe përmirësimin e sistemit të lëshimit të tyre”.
2. Kapaku e fleta e parë e personalizuar e dokumenteve të udhëtimit për të huajt të kenë ngjyrën dhe mbishkrimet, sipas specimenteve, të përcaktuara në anekset 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Procedurat e aplikimit dhe të lëshimit të këtyre dokumenteve miratohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.
4. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009