V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETETVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN ME SHUMË PËRFITUES 2B, PËR PROJEKTET, QË KËRKOJNË MARRËVESHJE FI
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETETVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN ME SHUMË PËRFITUES 2B, PËR PROJEKTET, QË KËRKOJNË MARRËVESHJE FINANCIMI, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT, PËR VITIN 2008
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetetve Evropiane, për programin me shumë përfitues 2b, për projektet, që kërkojnë marrëveshje financimi, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit, për vitin 2008, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/08/2009