V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.589, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE MË TË RËNDËSISHME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.589, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE MË TË RËNDËSISHME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 4, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.589, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:
a) Përmbajtja e numrit rendor 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“12. Rafineria e Ballshit (KPTHN) të ruhet dhe të sigurohet nga Policia e Shtetit deri në përfundimin e procesit të privatizimit dhe dorëzimit të objektit nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.”.
b) Pas numrit rendor 13 shtohet numri 14, me këtë përmbajtje:
“14. “Tipografia ushtarake”, sha, person juridik, në varësi të Ministrisë së Brendshme.”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/12/2008