V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.662, DATË 8.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË SË KUÇOVËS”
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.662, DATË 8.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË SË KUÇOVËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.662, datë 8.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
a) Përmasat e pronave nr.4 deri nr.8, 16, 17, 85, 86, 433, 444, 465, 475, 477, 479, 484, 490, 491 e 495, në bashkinë Kuçovë, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularët 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi;
b) Shtohen pronat me nr.557 deri 567, sipas formularëve “Shtesa 1” e “Shtesa 2”, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Bashkisë së Kuçovës i transferohen pronat, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia e Kuçovës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008