V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË BURIMIT UJOR Nr.4/1, NË ZONËN UJI I FTOHTË, VLORË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AURITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË BURIMIT UJOR Nr.4/1, NË ZONËN UJI I FHTË, VLORË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të burimit ujor nr.4/1, në zonën Uji i Ftohtë, Vlorë, është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
2. Miratimin e bonusit prej 7 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Natyral Resources”, shpk.
3. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA