V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA, “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE””
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA, “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara, “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/02/2009