E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, TË OBJEKTIVIT STRATEGJIK PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN, NË KUADËR TË PROGRAMIT FILLESTAR TË

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, TË OBJEKTIVIT STRATEGJIK PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN, NË KUADËR TË PROGRAMIT FILLESTAR TË VLERËSIMIT TË SFIDËS SË MIJËVJEÇARIT (FAZA E DYTË)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit (Faza e dytë)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›