E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPALLJEN “PARK KOMBËTAR” TË EKOSISTEMIT NATYROR SHEBENIK-JABLLANICË

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN “PARK KOMBËTAR” TË EKOSISTEMIT NATYROR SHEBENIK-JABLLANICË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6  e 13, të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Park Kombëtar” të ekosistemit natyror Shebenik-Jabllanicë sipas përcaktimeve të bëra në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.  Kufijtë e këtij “Parku kombëtar” janë, si më poshtë vijon: 

Veri:

Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd-Steblevë me rrugën Librazhd-Dorëzi, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llanga, Fushë Studa. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, në kuotën 887 m, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë-Klenjë, në kuotat          1 328 m, 1 462 m, 1 484 m, 1 654 m, 1 778 m, pika kufitare, me kuota          1 980 m (Shkëmbi Shqipes) (4460524.30L/4580064.18V);

Lindje:

Kuota 1 980.0 m (Shkëmbi  i Shqipes), me koordinata 4460524.30L/4580064.18V, vijon përgjatë kufirit shtetëror, në kuotat         2 071 m, Maja e Radacit (2 081 m), 2 069 m, Qafa e Kruqit, 2 132 m, Shpella Ariut, 2 030 m, Qafa e Kokelit (1883 m), 1 922 m, 1 948 m (Maja Reti Kurorës), 2 020 m, (Maja Varri Marikës), 2 133 m (Maja e Kallkanit), 2 189 m, 1 709 m, 1 611 m, 1 594 m, Qafa Rinas 1 404 m, me koordinata 4465215.85L/4553644.62V;

Jug:

Kuota 1 404 m, me koordinata 4465215.85L/4553644.62V, ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtim të Qafa e Policës, në kuotën 1 366 m (maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë dhe me kuotat 1 379 m, 1 376 m (Maja e Skurës), me koordinata 449513.84L/4553516.22V;

ç. Perëndim:

Kuota 1 376.3m (Maja Skurës), me koordinata 449513.84L/4553516.22V), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në kuotat 1 147 m,             1 054 m (Maja e Trestenikut), 1 143 m (Maja Varri i Plakës), 1 063 m, ndjek rrugën për këmbësore për në fshatin Bozgarë-Kokrevë, në kuotën 783 m, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizi, në kuotat 767 m,      744 m, 1 100 m, 505 m, 916 m, kalon përgjatë rrugës Dorëzi-Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd-Steblevë, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V.

3.  “Parku Kombëtar” Shebenik-Jabllanicë ka një sipërfaqe të përgjithshme  33 927,66 (tridhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. “Parku Kombëtar” Shebenik-Jabllanicë ndahet në katër nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Zona qendrore, me sipërfaqe 14 046 ha, e shënuar në hartë me “ZQ”, përfshin habitatet kryesore natyrore. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta për natyrën dhe biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.
b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 5 253 ha, e shënuar në hartë me “ZPQ”. Në këtë zonë përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse natyrore, përreth zonës qendore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike. Në këtë zonë lejohen veprimtari ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dyta të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisore. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.
c) Zona rekreative, me sipërfaqe 2 209 ha, e shënuar në hartë me “ZR”, përbën zonën me mundësi rekreative, në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit dhe vlerat, turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen pjesët pyjore, kullotat, livadhet dhe tokat bujqësore në Letëm, Fushë Studë e Steblevë. Në zonën rekreative zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. 
ç)  Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 12 420 ha, e shënuar në hartë me “ZPT”, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive, tradicionale dhe ekonomike, e ku mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm me leje mjedisore dhe për rastet e trashëgimisë kulturore, me leje të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të shërbimit arkeologjik. Në këtë zonë përfshihen territoret bujqësore, ujore e pyjore, ato rreth qendrave të banuara, kryesisht të përdorura nga banorët. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. 

5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, hartojnë planin e menaxhimit të këtij parku kombëtar.  

6. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur kryen funksionet e administratës së “Parkut Kombëtar” Shebenik-Jabllanicë.

7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›