V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-VLORË (SEKSIONI I DYTË)
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-VLORË (SEKSIONI I DYTË)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilat preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan-Vlorë (Seksioni i dytë).
2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronё private, që shpronësohen, të kompensohet në vlerë të plotë, për sipërfaqen 416 951 m2 tokё/arё, e vlerёsuar me çmimin 1 600 lekё/m2, vlerёsuar nё shumёn e përgjithshme 667 121 600 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e njëqind e njëzet e një mijë e gjashtëqind) lekë, sipas tabelёs, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.
4. Shpenzimet procedurale, në shumën 1 890 000 (njё milion e tetëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 667 121 600 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e njëqind e njëzet e një mijë e gjashtëqind) lekë, të përballohet nga “llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
6. Shpronësimi të fillojё më 29.2.2008 dhe tё përfundojë më 31.5.2008.
7. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken nga shpronësimi, me numrat e pasurive në pronësi të pronarëve, që shpronësohen.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA