V E N D I M PËR shpronËsimin, pËr interes publik, tË PRONARËVE TË pasuriVe TË paluajtshme, pronË private, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “Rruga Hyrëse–Fier”
V E N D I M
PëR
shpronësimin, për interes publik, të PRONARëVE Të pasuriVe Të paluajtshme, pronë private, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “Rruga Hyrëse–Fier”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimit i segmentit rrugor “Rruga hyrëse - Fier”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 790.7 (shtatëqind e nëntëdhjetë presje shtatë) m², tokë truall, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 9 488 400 ( nëntë milionë e katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind ) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në shumën 252 500 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind ) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 488 400 (nëntë milionë e katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind ) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 25.11.2009 dhe të përfundojë më 31.12.2009.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009