E Diel, 1 Nëntor 2026

VALENCIA – Shtëpizat për macet e rrugës, një model kujdesi urban në Spanjë

VALENCIA, 20 mars /ATSH/ – Në shumë qytete të botës, macet e rrugës mbijetojnë në kushte të vështira, të ekspozuara ndaj motit dhe mungesës së strehimit. Por në Valencia të Spanjës, ka një realitet tjetër

Në shumë zona të të qytetit janë vendosur shtëpiza të vogla, të projektuara me kujdes, që u ofrojnë maceve një vend të sigurt për t’u strehuar. Këto hapësira i mbrojnë nga shiu, të nxehtit dhe i ftohti, duke krijuar një mjedis më të qëndrueshëm për kafshët e rrugës.

Një nga shembujt më të veçantë ndodhet në rrugën Carrer del Museu, ku një shtëpizë e ndërtuar në një mur blu tërheq vëmendjen e kalimtarëve. Edhe pse rreth 30 centimetra e lartë, ajo është realizuar me detaje të stilit tradicional valencian, me çati tipike spanjolle, një shatërvan të vogël dhe një kopsht miniaturë.

Kjo vepër është krijuar nga artisti Alfonso Yuste Navarro dhe shoqërohet me një dedikim simbolik, të frymëzuar nga një legjendë lokale që përkujton katër mace që mbijetuan në një periudhë kur këto kafshë përndiqeshin në zonë.

Sot, këto shtëpiza nuk janë vetëm element dekorativ, por pjesë e një përpjekjeje komunitare për kujdesin ndaj kafshëve. Ato mbështeten nga vullnetarë dhe organizata për mbrojtjen e kafshëve, të cilat promovojnë idenë se çdo mace meriton siguri dhe dinjitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›