E Diel, 1 Nëntor 2026

VARSHAVË – Polonia: Nëse Rusia sulmon Baltikun, do të kërkojmë menjëherë Nenin 5 të NATO-s

VARSHAVË, 10  shtator /ATSH -ANSA/ – Nëse Rusia do të sulmonte një nga vendet baltike, Polonia duhet të ishte vendi i parë që do të kërkonte aktivizimin e Nenit 5 të NATO-, deklaroi ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, në një intervistë gjatë Forumit të 35-të Ekonomik të Karpaczit.

Ministri tha se, në një situatë të tillë, do t’i paraqiste menjëherë qeverisë dhe presidentit polak kërkesën për aktivizimin e klauzolës së mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Sa i përket rolit të forcave të armatosura polake, Kosiniak-Kamysz sqaroi se, pas aktivizimit të Nenit 5, detyrat e ushtrisë polake do të përcaktoheshin nga komanda e forcave aleate të NATO-s.

Ministri theksoi gjithashtu se Varshava duhet të jetë e gatshme të ofrojë ndihmë edhe në mënyrë dypalëshe, edhe në rast se Neni 5 nuk do të aktivizohej menjëherë. / os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›