E Enjte, 5 Nëntor 2026

VARSHAVË – Tusk: Polonia do të ndihmojë në rindërtimin e Lvivit pas sulmit ajror rus

VARSHAVË, 4 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri polak Donald Tusk ka ofruar ndihmë në rindërtimin e ndërtesave në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, që u shkatërruan gjatë natës pas një sulmi të rëndë ajror rus.

“Lvivi ka nevojë për ndihmë! Objektivi i sulmit rus ishte qendra e qytetit. Shumë ndërtesa të vjetra u dëmtuan”, postoi Tusk në X.

Qyteti ka marrë shumë ukrainas të zhvendosur brenda vendit.

Lviv shtrihet vetëm 70 kilometra nga kufiri polak dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Polonisë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›