E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VARSHAVË – Tusk: Polonia do të thyejë ngërçin e krijuar për hyrjen e Kievit në BE

VARSHAVË, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenca e rradhës polake të Bashkimit Evropian do të thyejë ngërçin që është krijuar në rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Ne do të përshpejtojmë proçesin, deklaroi kryeministri polak Donald Tusk gjatë një takimi në Varshavë me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky.

‘’Mes Ukrainës dhe Polonisë nuk ka vetëm një marrëdhënie miqësie, por edhe interesa të përbashkëta”, theksuan dy liderët.

“Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane, e cila vendos vetë të ardhmen e saj, është një parakusht për sigurinë e Polonisë dhe Evropës: Kievi mund të llogarisë në mbështetjen e Varshavës dhe një nga detyrat e mia është të nxis ndihmën e BE-së për Ukrainën”, theksoi Tusk.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se Rusia kishte planifikuar akte të “terrorizmit ajror” kundër linjave ajrore në mbarë botën, duke akuzuar Moskën për organizimin e sabotimeve dhe rrëmbimeve në tokën polake dhe gjetkë.

“Nuk do të hyj në detaje, por mund të konfirmoj se këto frika ishin të bazuara, se Rusia kishte planifikuar akte terrori ajror, dhe jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore në të gjithë botën”, u tha Tusk gazetarëve.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›