VATIKAN – Kardinali Robert Francis Prevost zgjidhet papë me emrin Leone XIV

VATIKAN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Kardinali Robert Francis Prevost zgjidhet papë me emrin Leone XIV.
Që nga viti 1900, pesë papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës: para tyre, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
Konklava më e shkurtër e shekullit të kaluar u mbajt pak para Luftës së Dytë Botërore: tre votime në dy ditë ishin të mjaftueshme që Eugenio Pacelli të ngjitej në fronin papnor me emrin Pius XII, më 2 mars 1939.
Albino Luciani arriti kuorumin në dy ditë dhe katër votime, duke u bërë papë më 26 gusht 1978 me emrin Gjon Pali I.
Joseph Ratzinger, papa i parë i mijëvjeçarit të tretë me emrin Benedikti XVI, u zgjodh gjithashtu në dy ditë dhe katër votime, më 19 prill 2005.
Pesë votime dhe dy ditë ishin të mjaftueshme për Jorge Mario Bergoglio më 13 mars 2013./ a.jor.