E Diel, 1 Nëntor 2026

VATIKAN – Papa Leone XIV votoi për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

VATIKAN, 30 tetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Papa Leone XIV votoi për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, siç ka bërë sa herë që ka pasur mundësi, tha sot zyra e shtypit e Vatikanit në një deklaratë.

“Papa Leone XIV ushtroi të drejtën e tij për të votuar si qytetar i Shteteve të Bashkuara sa herë që ka pasur mundësi”, tha deklarata.

”Në përputhje me këtë praktikë të mirëvendosur të pjesëmarrjes qytetare, papa e dërgoi fletën e tij të votimit me postë në Çikago”, shtoi ajo.

Papa Leone XIV mban shtetësi të trefishtë: atë të Vatikanit, peruane dhe amerikane.

Vota e tij do të ishte e paprecedentë, pasi asnjë papë tjetër, pasi është zgjedhur, nuk ka hedhur ndonjëherë votën ose nuk e ka ushtruar këtë të drejtë, si në rastin e Robert Francis Prevost, me postë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›