E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SHËMRI”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M

 PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SHËMRI”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “SHËMRI”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Miratimin e bonusit prej 3 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Oberaldi”, shpk.
 
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “SHËMRI”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›