E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË ISH-SPITALIT TË KFOR-IT, DURRËS, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË, PËR TRAJTIMIN E PERSONAVE ME MASË MJEKËSORE “MJEKIM I DETYRUAR NË NJË INSTITUCION MJEKËSOR”

V E N D I M

PËR

KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË ISH-SPITALIT TË KFOR-IT, DURRËS, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË, PËR TRAJTIMIN E PERSONAVE ME MASË MJEKËSORE “MJEKIM I DETYRUAR NË NJË INSTITUCION MJEKËSOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Kalimin e përgjegjësisë së administrimit të ish-spitalit të KFOR-it, Durrës, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Shëndetësisë, për trajtimin e personave me masë mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Shëndetësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›