E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, NË KOMUNËN RASHBULL, TË QARKUT TË DURRËSIT

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, NË KOMUNËN RASHBULL, TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të  nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Rashbull, të qarkut të Durrësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 44 (dyzet e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një).

2.       Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›