E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E ZNJ. ADRIANA GJONAJ, NË GJERMANI

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E ZNJ. ADRIANA GJONAJ,  NË GJERMANI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27,   të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 830 000 tetëqind e tridhjetë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve, për kurimin, në Gjermani, të znj. Adriana Gjonaj.

Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›