E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT, « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETEVE EUROPIANE E SHTETEVE TË TYRE ANËTARE »

VENDIM

Për

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT, « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETEVE EUROPIANE E SHTETEVE TË TYRE ANËTARE »

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ 

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETEVE EUROPIANE E SHTETEVE TË TYRE ANËTARE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

 Neni 1

 Ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA  TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›