E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE Z. KRISTAQ EKSARKO DHE FAMILJEVE TË SHTETASVE SAMI DOGA DHE KEI ROBERT KOÇIU

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE Z. KRISTAQ EKSARKO DHE  FAMILJEVE TË SHTETASVE SAMI DOGA DHE KEI ROBERT KOÇIU

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën               500 000 (pesëqind mijë) lekë,  z. Kristaq Eksarko.

2. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën               1 000 000 (një milion) lekë,  familjes së shtetasit Sami Doga.

3. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën               500 000 (pesëqind mijë) lekë,  familjes së Kei Robert Koçiu.

4. Fondi për përballimin e pagesave të përcaktuara në pikat 1, 2 e 3, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti і vitit 2008, grupi 25, titulli 10 430, kap 1, artikulli 606, “Transferta të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

6. Vendimet nr.893, datë 29.12.2007, “Për dhënien e një ndihme financiare z. Kristaq Eksarko”, nr.894, datë 29.12.2007, “Për dhënien e një ndihme financiare familjes së shtetasit Sami Doga”, dhe nr.895, datë 29.12.2007, “Për dhënien e një ndihme financiare familjes së Kei Robert Koçiu”, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›