VENDIM PËR DHËNIEN SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ARJAN MILUKA
VENDIM
PëR
DHëNIEN SHTESë PENSIONI Të POSAçëM SHTETëROR
Z. ARJAN MILUKA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Arjan Miluka, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos e kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
20/05/2010