VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES PËR ASISTENCË TEKNIKE (GRANT), NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE, NË INTERES TË MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTIS
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES PËR ASISTENCË TEKNIKE (GRANT), NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE, NË INTERES TË MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes për asistencë teknike (grant), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e kapaciteteve, në interes të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA