E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR AGJENCINË E PROKURIMIT PUBLIK

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR AGJENCINË E PROKURIMIT PUBLIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Agjencisë së Prokurimit Publik, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për rritjen e kapacitetit të shërbimit të internetit.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


12/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›