E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. PAJTIM SENKAJ, NË TURQI

V E N D I M

 

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. PAJTIM SENKAJ, NË TURQI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej  1 000 000 (një milion) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të z. Pajtim Senkaj, në Turqi.

2.     Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Pagesa të kryhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.     Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e  Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


29/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›