E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE TË MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE E SHTETEVE ANËTA

V E N D I M

     PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE TË MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE E SHTETEVE ANËTARE, NGA ANA TJETËR, NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË RUMANISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Evropian”, për shqyrtim e miratim, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA      P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE TË MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE E SHTETEVE ANËTARE, NGA ANA TJETËR, NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË RUMANISË NË BASHKIMIN EVROPIAN

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Evropian.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›