VENEZUELË – Manovra ushtarake me 200 000 trupa, si përgjigje ndaj pranisë së SHBA-së në rajon

RIO DE ZHANEIRO, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Venezuela ka mobilizuar gati 200 000 trupa për manovra ushtarake dyditore, me qëllim përmirësimin e gatishmërisë së forcave të armatosura në përgjigje të kërcënimit imperialist, sipas saj, nga prania ushtarake e SHBA-së në Karaibe, tha ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino.
“Manovrat përfshijnë trupa nga të gjitha degët e ushtrisë, si dhe anëtarë të forcave të milicisë”, tha dje në mbrëmje Padrino.
Ai përshkroi praninë e SHBA-së në Karaibe si një sulm vulgar ndaj sovranitetit dhe paqes jo vetëm të Venezuelës, por të gjithë rajonit.
“Manovrat do të kenë gjithashtu si objektiv trafikimin e drogës dhe grupet terroriste”, shtoi ai
Manovrat janë pjesë e ashtuquajturit ”Plan Independencia 200”, një iniciativë kombëtare e mbrojtjes e nisur nga presidenti autoritar Nicolas Maduro në shtator, ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan të rritnin praninë e forcave në ujërat pranë Amerikës Latine.
Anija më e madhe me aeroplanë në botë, ”USS Gerald R Ford”, ka mbërritur në rajon, njoftoi dje Marina e SHBA-së.
Vendi i saktë nuk u bë i ditur.
Uashingtoni thotë se prania e tij ushtarake synon të luftojë organizatat kriminale transnacionale dhe të mbrojë SHBA-në nga droga./ /Ad.Ab./