E Diel, 1 Nëntor 2026

VENEZUELË – Numri i viktimave pas tërmeteve rritet në 589

KARAKAS, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë është rritur në 589, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7,2 dhe 7,5 të shkallës Rihter tronditën Venezuelën veriore dhe qendrore të mërkurën, vetëm 39 sekonda larg njëri-tjetrit.

”Të paktën 4 300 persona u plagosën nga tërmetet”, tha ministri i Shëndetësisë Carlos Alvarado në një intervistë me televizionin shtetëror.

Ekipet ndërkombëtare të ndihmës po përgatiten për vendosje në Venezuelë me oferta mbështetjeje nga vende të ndryshme të botës.

Gjermania, Zvicra, Franca, Spanja dhe Meksika janë ndër vendet që dërgojnë punonjës shpëtimi për të kërkuar të mbijetuar.

Dëmi ishte veçanërisht i përhapur në shtetin La Guaira në bregdetin e Karaibeve.

Ndërtesat u shembën gjithashtu në kryeqytet, Karakas, dhe në rajone të tjera, sipas zyrtarëve./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›