E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO- Aksident në Bulqizë/ Përplasen dy automjete, dy të lënduar rëndë

TIRANË- Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Bulqizë.

Policia thotë se dy automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që ishte me të kanë pësuar dëmtime të rënda.

Të dy të lënduarit janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›