E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO- Fushë-Arrëz, banesa e rrethuar nga policia në Orosh/ Identifikohet dhe personi i dytë i armatosur(EMRI)

Identifikohet dhe personi i dytë me precedentë penalë në banesën e rrethuar nga policia në Orosh.  Bashkë me Juljan Cumrakun, në banesë ndodhet edhe Arben Uka. 

Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber”, ndërsa policia u ka bërë thirrje të dorëzohen. 

Prej mëngjesit të sotëm, policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. 

Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë 

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›