E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO / ‘Kemi hallet tona’, Trump s’ka kohë të komentojë Gjermaninë. Imagjinoni situatën në Shqipëri

Video e më poshtme tregon momentin kur presidenti amerikan bëri për të qeshur një dhomë të tërë të mbushur me gazetarë.

I pyetur për zgjedhjet në Gjermani, që u mbajtën të dielën e kaluar, përgjigja e Donald Trump ishte surprizuese.

“Kush ka zgjedhje të dielën? Gjermania? I uroj fat. Ne kemi problemet tona, nuk kemi kohë të merremi me Gjermaninë” – tha Trump, sikurse duket në video.

Por deklarata më tepër duhet të shqetësojë opozitën në Shqipëri, sesa Gjermaninë. Kur SHBA-të nuk kanë kohë të komentojnë zgjedhjet në një nga vendet me ekonominë globale më të fuqishme, imagjinoni të merren me situatën në Shqipëri. Apo aq më pak specifikisht non-gratën e Sali Berishës dhe fushatën e PD.

https://www.youtube.com/shorts/0eV5ruoGqZA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›