E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO- Ky është momenti kur SPAK sekuestron vilën e Malltezit në Gjirin e Lalëzit

Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi ka siguruar pamjet kur përfaqësues të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik kanë hyrë në ambientet e brendshme të vilës së dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në Gjirin e Lalzit.

Kjo vilë së bashku me disa pasuri të tjera në pronësi të  Jamarbër Malltezit janë vënë nën sekuestro. Dy inspektorët kanë qenë brenda vilës së Malltezit dhe pasi i vendosën shiritin vilës, janë larguar duke refuzuar të flasin për mediet.

Prokuroria e Posaçme e ka marrë këtë vendim në kuader të dosjes hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Jamarber Malltezi u arrestua të shtunën në mbrëmje në Rinas me akuzën e korrupsionit pasiv dhe të pastrimit të parave.

Bashke me të u arrestua edhe ortaku i tij në ndërtimin e pallateve tek ish-kompleksi Partizani, Fatmir Bektashi, ndërsa për Sali Berishën në atë kohë kryeministër, u dha masa “detyrim paraqitje”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›