E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO- Makina merr flakë në parkimin e pallatit/ Tymi i zi mbulon zonën, evakuohen banorët

Një makinë ka marrë flakë brenda parkingut të një pallati në Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” tek ish-parku i autobusave.

Për pasojë e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë është bërë i mundur edhe evakuimi i banorëve nga pallati.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›